E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH rrit normen e interesit me 0.25

Banka e Shqipërisë ka vendosur rritjen e normës së interesit me 0.25%. Gurvenatori i BSH-së, Ardian Fullani, ka theksuar se shkak për këtë vendim është bërë presioni global i rritjes së çmimeve.

“BSH vendosi të rrisë me 0.25% normën bazë të interesit. BSH zgjodhi momentin e duhur për ndërrimin e kahut të politikës monetare në kushtet e një presioni global të rritjes se çmimeve dhe të një paqartësie në kuadrin global në marrëdhënien e tyre me tregun”, është shprehur Fullani.

“Përsa i përket vendimarrjes, ajo do të nxisë rritjen e kërkesës jo vetëm të brendshme, por investimeve direkte për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Mendoj se projeksionet tona janë në linjë me vendimarrjen. Masa e sotme do të ndikojë si një element i rëndësishëm për ta mbajtur në një periudhë afatmesme objektivin e bankës”, theksoi guvernatori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›