Videoja Meta-Prifti prokuroria kerkon ekspert tjeter
Nje tjeter ekspert do te kerkohet nga Prokuroria e Pergjithshme per videon Meta-Prifti. Prokuroria thirri sot dy avokatet e Metes Petrit Serjani dhe Gezim Veleshnja te cileve u komunikoi vendimin e marre per te kerkuar nje specialist tjeter per ekspertimin videos qe sipas institucionit te akuzes nuk degjohet mire ne nje pjese te saj.
Videoja-skandal qe tregon Meten dhe Priftin ne nje afere qe kishte te bente me dhenien e nje tenderi anulimin e nje tjetri dhe perfitimin e shumave te medha per kete u publikua ne janar gjate nje emisioni televiziv.