E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Basha, kandidati i "Aleancës për qytetarin"

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka përkrahur kandidaturën e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Në një konferencë për shtyp Meta ka theksuar se Basha është kandidati i “aleancës për qytetarin” dhe pavarësisht formaliteteve ai do ta ndihmojë bashkinë t`i kthehet punës.
 

Gjithashtu Meta theksoi se procesi zgjedhor është mjaft i rëndësishëm prandaj zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas standarteve. Sipas tij LSI-ja ka politika që t`i përgjigjet shqetësimeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë Meta duke iu referuar videos me Priftin theksoi se hetimet në lidhje me këtë video kanë treguar dështimin e Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›