E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH ul normën e interesitRritja ekonomike e ngadaltë

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos uljen e normës bazë të interesit me 0.25 % duke e zbritur në nivelin 4. 25 %, përe të krijjuar kushte më të përshtatshme monetare për nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit.

“Ky vendim u motivua nga rënia e balancës së presioneve inflacioniste ekonomike dhe rritjes së stimulimit makroenomik në kushtet e një ekonomie fiskale më të kujdesshme gjatë 2012.”- deklaron Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Fullani vëren se ka pasur një “rritje e ngadaltë e aktivitetit ekonomik në tre mujorin e parë të 2012”. Inflacioni gjatë muajit shkurt ka qënë 0.6 përqind dhe importet në janar kanë shënuar një tkurrje prej 8.7% në janar. Tkurrje kanë pësuar edhe eksportet vjetore, ndërsa buxheti i shtetit ka pasur një balancë pozitiv.

Edhe gjatë vitit 2012, Fullani nënvizon se do të ketë “një rritje nën potencial të ekonomisë, “megjithatë rrisqet janë shtuar për shkak të zhvillimeve të pafavorshme në tregjet botërore”

“Rritja ekonomike e vendit do përcaktohet nga ecuria e konsumit dhe investimeve private, të cilat do të vuajnë nga pasiguria dhe hezitimi i shfaqur te konsumatori dhe bizneset privat”- tha Guvernatori i Bankes.

Sipas Fullanit edhe pse qëndron një hendek, ekonomia shqiptare ka mundësi potenciale për një rritje të qëndrueshme më të lartë, në kushtet e mbajtjes nën kontroll të paramentrave fiskalë dhe nxitjes së treguesve ekonomik. “Shpresoj që situate të jetë në përmirësim duke bërë të mundur që investimet e huaja të jenë më të pranishme edhe gjatë vitit 2012”.

FULLANI PER BORXHIN: JEMI NE TAVANIN E SIPERM
Në lidhje me vlerësimin e agjencisë Moody një nga agjensitë e mëdha të vlerësimit të riskut, e cila vlerësonte se borxhi i lartë publik që ka Shqipëria e vë përballë një rreziku të nivelit mesatar ndaj falimentimit, Fullani tha se “jemi në nivelin e tavanit të sipërm” .

“Vetëvlerësimet e agjencive janë pozitive, B e B1 është vlerësim i shtuar. BSH ka qenë vokale, unë kam qenë gjithmonë mbështetës i një borxhi të ulët nën kontroll dhe një deficiti të tillë. Jemi në nivelet e e tavanit të sipërm të saj, por ekonomia shqiptare ka faktuarizuar uljen e deficitit të borxhit për periudhën afat mesme“.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›