E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSPSH: Libelarizimi i tregut të energjisë, i nxituar

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kundërshton projektligjin e ri për libelarizimin e tregut të energjisë. Gëzim Kalaja kreu i BSPSH-së deklaroi se ky vendim i METE-s është i nxituar dhe duhet që të diskutohet më tepër me biznesin në vend. Kalaja i bëri thirrje parlamentit që të mos votojë ligjin pasi kjo do shkaktonte shkurtim të vendeve të punës në këto kompani dhe dëme të konsiderueshme financiare.
Sipas këtij drafti, bizneset do të furnizohen me energji elktrike prej operatorëve të rinj që do të hyjnë në treg .Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë vetëm për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme ndërkohë që lihen jashtë bizneset e mëdha.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›