Takim i te fuqishmeve Gjermania dhe Franca nuk do ti lene bankat ne balte

Gjermania dhe Franca do te paraqesin deri ne fund te muajit nje pakete te pergjithshme per zgjidhjen e krizes se borxheve ne Eurozone. Ne te bejne pjese rekomandime per mbeshtetjen e bankave. Kjo u be e ditur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy pas nje takimi ne Berlin te dielen por nuk u dhane hollesi te metejshme.
Paketa e masave do te prezantohet ne samitin e G20 ne Kane te Frances ne fillim te nentorit. Sarkozy theksoi se nuk ka asnje diference me kancelaren gjermane sa i takon ndihmave te planifikuara financiare per institutet e kredise dhe per obmbrellen e zgjeruar te shpetimit per euron EFSF.
Bildunterschrift Bankat do te ndihmohen
Gjermania dhe Franca ne akord per menyrat e zgjidhjes se krizes
Keshtu ai kundershtoi spekulimet rreth diferencave ne pozicione mes dy qeverive. Pjese e pozicionit te perbashket eshte edhe qe Greqia te mbetet edhe me tej anetare e Eurozones. Merkel theksoi se te dy vendet jane te vendosura te bejne gjithcka eshte e nevojshme per te siguruar rikapitalizimin e bankave.
Ne jemi te vendosur te bejne gjithcka eshte e nevojshme per te siguruar rikapitalizimin e bankave tona per te pasur edhe me tej nje kreditim te pershtatshem te ekonomise pasi kjo eshte baza e nje zhvillimi te mire ekonomik. Se dyti ne bashkepunojme ngushte me Trojken e cila ndodhet aktualisht ne Greqi dhe presim qe ata te na prezantojne nje rezultat nga i cili te mund te gjejme nje zgjidhje afatgjate per Greqine si pjese e eurozones.
Opozita gjermane u tregua e zhgenjyer pas takimit Joachim Po zevendeskryetari i partise socialdemokrate tha se me kete takim Merkel ka vazhduar per fat te keq serine e gabimeve dhe deshtimeve te ketyre 18 muajve te fundit ne menaxhimin e krizes. Ky ishte nje sinjal shume i dobet tha Po.
160
Autor Ag/Xhani
Redaktoi Lindita Arapi