METE: Biznesi shqiptar nuk shfaq interes për Pan-Euro-Med

Biznesi shqiptar nuk shfaq interes të bëhet pjesë e Konventës Rajonale të Rregullave të Origjinës Pan-Euro-Med. Në bazë të kësaj konvente komuniteti i biznesit përfiton pasi ky parim i lejon vendet të importojnë, dhe më pas, me një shkallë të caktuar të përpunimit, t`i origjinojnë këto mallra si të tyret. Sipas Zv.ministrit të METE-s Eno Bozdo biznesi në vend nuk ka prezantuar asnjë kërkesë apo propozim konkret .
Bozdo zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit në vendin tonë, veçanërisht me përfaqësues të shoqatave të prodhimit fason të tekstileve dhe lëkurë-këpucëve, me të cilët diskutoi rreth Konventës Rajonale të Rregullave të Origjinës Pan-Euro-Med. Kjo Konventë është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, ashtu si dhe obligimet që rrjedhin për vendin tonë në kuadër të CEFTA-s.