E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BUDAPEST – Orban kërcënon me veton buxhetore të BE-së nëse nuk zhbllokohen fondet për Hungarinë

BUDAPEST, 6 dhjetor /ATSH-DPA/- Kryeministri populist i krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban ka paralajmëruar se do të vërë veton ndaj buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian – nëse Brukseli nuk zhbllokon fondet e BE-së për Hungarinë.

Paralajmërimi i tij erdhi gjatë një interviste për radion shtetërore hungareze.

Miratimi i buxhetit të BE-së kërkon marrëveshjen e të gjitha shteteve anëtare.

“Mund të them me siguri se nuk do të kontribuoj për këtë – në rast se fondet e bllokuara për Hungarinë nuk parashikohen në buxhetin e ardhshëm afatgjatë”, tha Orban.

Kryeministri hungarez ka ushtruar presion ndaj Komisionit Evropian me kërcënime për të vënë veton –  disa herë në të kaluarën.

Komisioni aktualisht ka bllokuar pothuajse 12 miliardë euro të fondeve të destinuara për Hungarinë, si dhe miliarda euro ndihmë për koronavirusin.

Brukseli do t’i zhbllokojë këto fonde vetëm kur Hungaria të zbatojë reforma të mëtejshme për të forcuar ligjin e së drejtës.

Negociatat për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së nga viti 2028 deri në vitin 2035 pritet të fillojnë në mesin e vitit 2025. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›