Rama, takime në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian.
Gjatë punimeve të takimit, Rama bisedoi me liderë të vendeve pjesëmarrëse europiane, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri hungarez, Viktor Orban, presidentin e Ukrainës, Zelensky, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, etj.
Në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.
Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.
Shqipëria do të marrë stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të vitit që vjen.
1 nga 10/k.s/r.e/