E Shtunë, 31 Tetor 2026

BURREL/ Kushtet metalurget leter ACR

BURREL - Dite me pare metalurget e Uzines se Ferro-kromit Burrel kane zhvilluar nje takim me drejtuesit e firmes koncesionare austriake ACR. Ata kane shtruar per zgjidhje disa kerkesa te tyre por nuk kane marre nje pergjigje. Ne keto rrethana kryetari i Keshillit Sindikal te Matit Petrit Frangu i eshte drejtuar me nje leter administratorit te ACR-se Giga Bedineishvili dhe ka vene ne dijeni kryeministrin Berisha e zv.kryeministrin Meta per gjendjen e krijuar ne kete uzine. Duke pare se firma e huaj nuk ka ndermend te investoje seriozisht ne kete uzine metalurget nuk jane dakord me kryerjen e remontit te nje furre te vjeter por kembengulin ne ndertimin e nje furre te re ashtu sic eshte parashikuar ne kontraten koncesionare theksojne metalurget. Ata argumentojne se ne furren qe firma kerkon te kryeje remont kane humbur jeten 3 kolege te tyre per shkak te kushteve te renda dhe aspak normale. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›