BERAT/ Viroza cdo dite 50 raste ne spital
BERAT- Uljet e temperaturave shtojne te prekurit nga viroza e stines. Kjo viroze ka prekur me se shumti femijet dhe moshat e treta. Sipas mjekut specialist Vladimir Kumbaraku gjate ketyre diteve ka pasur nje fluks shume te madh ne spital kryesisht femije. Simptomat sipas tij jane te njejta dhimbje koke dhe fyti kolle e temperature. Burime nga spitali i Beratit bene te ditur se cdo dite paraqiten 50 raste te prekur nga kjo viroze e cila ka ardhur si shkak i ndryshimit te menjehershem te temperaturave. Ky fluks qe ka ardhur ne rritje eshte shoqeruar edhe me raste serioze te femijeve nga 0 deri ne 6 muajsh per te cilet mjeket kane marre masa duke i shtruar ata ne spitalin pediatrik. Brenda nje jave ne repartin e pediatrise jane shtruar 30 femije me te vjella temperature kolle etj. E njejta situate paraqitet edhe ne spitalet e qytetit te Kucoves dhe te orovodes. d.xh