Partizania qe me shpetoi jeten
Po deshi Zoti dhe fati kishte qene me mua. Nderhyrja e nje vajze syshkendije qe cuditerisht fliste frengjisht si te kishte lindur ne Paris e futi ne tjeter rrjedhe situaten dramatike Andr Clur duhet te jetoje Vetem kaq u desh dhe perfundimisht u shpetova kthetrave te barbarise. U ktheva mrekullisht te njerezit e dashur ne Strasburg. Trokita serish ne porten e nenes qe me dinte ne boten tjeter. Ku je bir degjova zerin e saj si ne legjendat e hershme... Andr Clur njeri nga roberit e mbijetuar e ka vendosur kete fragment ne krye te shenimeve me kujtime nga ditet ne Shqiperi. Ne vazhdim retrospektiva e tij shpjegon rrethanat si mbeti
ne duart e partizaneve duke u ndaluar gjate ne pershkrimin e vajzes qe i shpetoi jeten
Prill 44
shte dite e nxehte pranvere. shte pranvera e peste qe na gjen ne lufte. Teksa marshojme ne nje rruge te ngushte mes maleve te zhveshur dhe brigjeve te thepisura per tiu bashkuar kolones gjermane qe na ka humbur nga syte prej disa oresh biem ne priten e nje grupi partizanesh. Ata njihen si te eger e te pashpirt qe qellojne pa paralajmerim dhe te torturojne pa meshire kur te kapin ne duar. Bresherite e tyre fillojne sakaq. Pozicioni dominant qe kane u krijon epersi te jashtezakonshme. Grupi me 40 veta shtanget ne vend. Pjesa me e madhe rrezohet me te shtenat e para. Ne kembe kemi mbetur tete vete. Te tete te traumatizuar e pa shprese. Na bejne thirrje te dorezohemi duke na kujtuar te ngreme duart lart. Duhet tu bindemi patjeter. Dy shoket qe kam ne krahe kundershtojne duke provuar vetevrasjen. Krismat e tyre ripozicionojne partizanet per te na vene serish ne shenjester. Dhe syte e tyre nuk u gabojne. Te tjere martire bien perdhe duke shqiptuar kodin nazist Hajt Hitler Kam perjetuar keto pese vite ne front me dhjetera situata te veshtira por vdekjen nuk e kam ndier kurre kaq prane. Nga brigjet perballe degjohen krisma jehona e te cilave shkon deri larg. Nuk e di si quhet ky vend i mallkuar dhe keta njerez te egersuar qe me veshtrojne gjithe urrejtje
Peng ne duart e partizaneve
Kur u binden per suksesin e kurthit te ngritur partizanet dolen nga llogoret dhe erdhen drejt meje. I pari qe mu afrua me hodhi doren ne mjeker dhe duke me shtrenguar fort shqiptoi dicka ne gjuhen e vet. Tjetri qe vinte pas tij nxori nga canta nje litar te trashe dhe ma beri me shenje te zgjasja duart. Me sa kuptova vendimi i tyre per te me asgjesuar parashikonte nje vend tjeter. Partizani qe me prangoste here pas here mundohej te komunikonte me nje mori pyetjesh qe nuk i merrja vesh. Nje moment dallova shqiptimet dojc italiana dhe mendova se behej fjale per gjuhen qe zoteroja. Aty per aty shpjegova se flisja gjermanisht e frengjisht. Sakaq mu afrua e vetmja femer qe ishte me grupin e tyre. Mund te flasim bashke u shpreh ajo me nje frengjishte si te kishte lindur ne Paris. Po i thashe duke iu lutur qe mos te me torturonin. Me pyeti per origjinen profesionin familjen shkollen moshen. E sqarova per te gjithe nje nga nje. I thashe se ne radhet e nazisteve isha gjendur forcerisht pasi shpirterisht isha kunder luftes. Nuk arrita ta kuptoj nese e binden apo jo rrefimet e mia por kur i thashe se jam femija i vetem i dy prinderve te moshuar e ndjeva se dicka ndryshoi ne reagimin e saj. Ti Andr Clur duhet te shpetosh shqiptoi ajo me nje ze te embel dhe u kthye nga koleget. Dicka bisedoi me ta ne gjuhen e vet dhe pastaj me komunikoi vendimin per te shkuar ne komande qe ishte dy ore larg. Aty nje gjeneral shtatlarte pas nje bisede te shkurter me partizanen frankofone me njoftoi se nuk do te pushkatohesha...
Vjeshte 78
Ne shtypin francez te viteve 70 here pas here shfaqej nje zonje nga Shqiperia. Ne morine e shkrimeve te saj per mbrojtjen e te drejtave te njeriut me beri pershtypje nje retrospektive me kujtime nga jeta e roberve naziste te Luftes se Dyte Boterore. Mes deshmive pa fund nga vendi i saj shtjellonte edhe historine e Andr Clur te cilin sic shprehej ajo e kishte shpetuar me duart e veta. Nje moment nuk desha ta besoja. Aty per aty telefonova kryeredaktorin e Lajmit te fundit dhe i kerkova te me vinte ne kontakt me autoren e shkrimit. Te nesermen me ndihmen e tij u perballa me Agllaia Zoton ne banesen e saj ne periferi te Parisit. Isha ndare me te gati 40 vjet me pare dhe nuk me shkonte ne mendje se mund ti kujtoja dicka. Ate dite prilli diku ne jug te vendit Pa mbaruar fjalet e para te historise time Agllaia Zoto u cua ne kembe mu hodh ne qafe dhe aty per aty shqiptoi Ti Andr Clur duhet te jetosh. Ishte po ai ze me po ate embelsi me po ate drite e shprese. Ishte ajo partizania qe me shpetoi jeten. U ulem pastaj e folem shtruar
Vijon neser...