ZBULOHET TRUPIGjendet i vrare taksisti arrestohen tre autoret
POLICIA ZBARDH KRIMIN/ Gjendet i vrare taksisti i zhdukur nga Devolli. Policia e Elbasanit ka arritur te zbuloje mbreme trupin e pajete te 35-vjecarit Fredi Tarelli. Krimi eshte zbardhur pas arrestimit te 19-vjecarit Domeniko Kumria nga Elbasani i cili ka rrefyer se bashke me dy persona te tjere Nesti Xhacka 19 vjec dhe Elkero Revani 21 vjec e kishin vrare taksistin me kallashnikov ne tentative per ta grabitur. Pasi e kane ekzekutuar trupin e taksistit e kishin hedhur ne nje kanal ne fshatin
Korite te Devollit. Arma e krimit kapet ne nje nga banesat e te arrestuarve
Trupi i viktimes u gjet pasi me pare u arrestuan tre autoret e vrasjes se tij. Drejtori i policise se Elbasanit Saimir Mucaj konfirmoi mbreme se jane arrestuar autoret e dyshuar te kesaj ngjarjeje shtetasit Domeniko Kumria 19 vjec nga Elbasani Nesti Xhacka 19 vjec lindur ne Lezhe e banues ne Bilisht dhe Elkero Revani 21 vjec nga Bilishti. Arrestimi i tyre u krye pas nje pune intensive te policise se Elbasanit e cila me metoda speciale te hetimit bazuar edhe ne informacionet e siguruara ne rruge operative mundi te binte ne gjurmet e autoreve u shpreh Mucaj. Sipas tij nga hetimet e kryera rezulton se tre te rinjte e kane paramenduar krimin me qellim per te grabitur taksistin i cili punonte cdo dite ne doganen e Kapshtices. Ata i kane dale Terollit para ne rruge si pasagjere ne fshatin Korite por pasi kane bere pak minuta rruge kane tentuar ta grabisin. Rezistenca e 35-vjecarit i ka kushtuar atij jeten pasi grabitesit e kane vrare ate me arme automatike Kallashnikov. Mesohet se nje plumb i vetem i ka marre jeten viktimes. Per te humbur gjurmet te rinjte e kane hedhur taksistin e vrare ne kanalin qe ndodhej ne nje rruge dytesore te ketij fshati ne nje vend te padukshem per kalimtaret. Mesohet se mbreme u arrestua fillimisht ne qytetin e Elbasanit Domeniko Kumria. Ai nuk tentoi te mohoje autoresine por madje i rrefeu policise se ketij qarku gjithcka kishte ndodhur te dielen e kaluar ne bashkepunim me Elkero Revanin te cilin e kishte kusheri dhe Nesti Xhacken. Blute u nisen menjehere drejt Bilishtit duke kryer edhe arrestimin e ketyre te fundit. Ata pranuan njeherazi autoresine dhe bashke me policine u nisen drejt vendit te ngjarjes per te treguar vendin ku kishin hedhur viktimen. Trupi i te ndjerit u dergua ne morgun e Korces dhe pas ekspertizes mjeko-ligjore do tu dorezohet familjareve te tij. Policia konfirmoi se gjeti edhe armen e krimit ne banesen e njerit prej te arrestuarve.
Te premten e kaluar policia e Elbasanit zbuloi ne perroin e Kushes mjetin e viktimes te cilit autoret i kishin falsifikuar edhe targen me qellim per te humbur gjurmet. Policia nuk konfirmoi mbreme shumen e parave apo objekte te tjera personale te viktimes te cilat ia kane grabitur tre te rinjte tashme te arrestuar. Familja e taksistit kishte shpresuar gjate gjithe ketyre diteve qe 35-vjecari te ishte gjalle pasi ne mjetin e zbuluar ne perrua nuk u gjet trupi i tij.
KORE/ GEZIM ASHIMI