BUXHET POLITIK, KESHILLTARE MILITANTE
Artan Mullaj
Ashtu sic pritej, Këshilli Bashkiak miratoi me votat e mazhorancës buxhetin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë deklaroi dhimbjet e mprehta të komunitetit , ku Bashkia do të ndërhyjë. Investime në rrugë, kanalizime, shkolla e kopshte, gjithë cka do të bëjë administrate e re sipas llogjikës që gjuha e Bashës duhet të shkojë ku dhemb dhëmbi i qytetit.
Në takimin e rradhës për buxhetin, përballë një këshilli ku opozita nuk mund të ndryshojë vendimet e marra në zyrat e kësaj administrate, për shkak të numrave, kryetari Basha kish në fytyrë shprehjen e autoritetit që krijon zakonisht siguria. Siguria se marëveshjet ishin betonuar falë kuturisjeve ligjore dhe hapësirës që krijon në cdo rast pushteti i numurave të shumicës. Kështjella e propogandës ishte ndërtuar me kujdes për të lënë gojëhapur sa më shumë qytetarë si edhe për të fshehur gjithë sa duhej për të mos rrezikuar asgjë. Finalja e debatit për buxhetin ishte asgjë më shumë se një shou propogandistik. Robotshëm, me frikën se ato që thotë mbase nuk i beson as vetë, zoti Basha përsëriti për të shumëdisatën herë frazat e euforisë së mëkatshme. Tirana është e para, Qytetarët janë të parët, të lemë mënjanë politikën, por edhe të shkuarën, të shikojmë nga e ardhmja, të synohemi drejt së mirës, që unë përfaqësoj!
Natyrisht, është në të drejtën e zotit gjithkush, e ca më shumë një kryebashkiak të premtojë shpirtërisht, që në hartimin e një buxheti nuk ka asgjë të paligjshme e ca më pak djallëzore. Ky është një opsion, që nuk përjashtohet, për sa kohë kryetari i ri i Bashkisë, duke rezatuar vullnet të shëndetshëm, nuk ka patur ende gjithë kohën e mjaftueshme të përmbushë premtimet që bëri në fushatë. Ashtu si, është në të drejtën e thjeshtë të gjithkujt që të dyshojë në integritetin e një institucioni, anija e së cilës, mbas kaq muaj në pushtet, lëviz pa vela dhe pa drejtim në detin e demagogjisë dhe propogandës. Aq më shumë që Bashkia ka nxituar të mbush렠 faqet e para të ditarit të saj me mëkate që nuk mund të mos krijojnë përshtypje. Rahja e nëpunësve, prishjet selektive të banesave, pushimet masive nga puna, që nxorrën në dritë shkumëzimin e një urejtje njerëzish që militojnë për pushtet dhe për babëzi, mungesa e transparencës, emërimet e militantëve, dominimi i familjarëve në administratë, dhe së fundi, Buxheti.
E cuditshme në lidhje me buxhetin nuk është fakti që ky është një Buxhet politik, naiv dhe surreal. Nuk është as fakti që shifrat nuk korespondojnë me llogjikën e thjeshtë, por me yshtjen instiktive për të krijuar përshtypje dhe mjegull mali! E cuditshme dhe e vecantë, përkundrazi, është fakti se mazhorancës i ka munguar vullneti të fshehë këtë fakt, faktin se ky buxhet është tërësisht politik. Kjo gjë duket qartë në cdo faqe të buxhetit. Bie fjala, duket qartë se investimet janë shpërndarë jo sipas nevojave të qytetarëve por sipas interesave të mazhorancës në pushtet. Janë persekutuar minibashkitë ku kanë fituar socialistët, dhe Bashkia është kujdesur të bjerë në sy dukshëm kjo gjë. Për ta konkretizuar, në minibashkinë nr 7, ku drejtojnë socialistët, Bashkia do të investojë rreth 15 herë më pak se sa në njësinë bashkiake nr 2, ku qeveris mazhoranca, megjithëse kjo minibashki është më e vogël. Në përgjithësi minibashkitë ku kanë fituar të majtët, Basha i ka diskriminuar. Lind pyetja se për cfarë e bëjnë? Më tepër se një strategji, mbase kjo është një hakmarje primitive ndaj administratës së mëparshme të bashkisë. Aq më shumë q렠derdhën shumë djersë dhe shumë para për ta bërë kaq vonë Tiranën të tyren.
Tani zotërinj socialistë, rradha jonë!.
Ndërsa kryebashkiaku publikonte buxhetin e paralajmëruar dhe paramiratuar, përballë tij këshilltarët e shumicës, sipas shkallëzimit të ndjeshmërisë që rrezëllinte n렠fytyrat e tyre, vetndaheshin në përfytyrim, si grupohen retë e pranverës. Njëri grup, naivët, me sy të lëngëzuar dhe buzëqeshje të ngrira, por të sinqerta, spikaste zig-zak në shkallaren e sallës. Grupimi tjetër, indiferentët, janë ata që mbase nuk përfitojnë dicka drejtpërdrejt nga makinacionet e hartimit të buxhetit, por e kanë sistemuar karierën për shkak të besnikërisë së tyre për Zeusin e madh atje lart në pushtet, kryeministrin Berisha. Ndërsa naivët vështronin të ngazëllyer kryetarin e Bashkisë tek betohej se do shkrihej si akujt e Antarktidës për të ardhmen e fëmijëve të qytetit, indiferentët shkëmbenin mesazhe urimi me të dashurat ose të dashurit e shtuar, për buxhetin që do miratohej patjetër ose për Vitin e Ri. Të tjerët, grupi i Pasionantëëve, ose përfituesit, ata që kanë duart në brumin e kekut, i bëjnë opozitë të kotë opozitës me shkulme, pështymë, klithma dhe oratori, megjithëse këshilltarët e majtë nuk mund të ndryshojnë asgjë me votat e tyre kundër. Dhe grupi i fundit, këshilltarët militantë, fytyrëngrysurit, që as qeshin as grinden, me të cilët, megjithat렠mund të mbërthehesh sakaq në një sher për hicmosgjë.
Në këto grupime të fantazuara, këshilltarët bashkiakë të mazhorancës, të gjithë aty, përballë, të heshtur, inkuizatorë të fatit publik, gjykatës, të pushtetshëm, hakmarjen e natës së gjatë larg bashkisë së Tiranës e gjenerojnë me kartona, njëlloj si deputetët e djathtë në parlamentin shqiptar. Naivë ose jo, të zhgënjyer ose jo,pasionantë ose jo, të gjithë të kollarisur, brenda kostumeve të shtrenjta, në paqe me fatin e tyre, kishin dicka të përbashkët. Frymëmarjen e qetë. Hapmbylljen e syve. Dhe natyrisht, uljen dhe ngritjen e komanduar të..kartonave. Vështirë të gërvishtë vëmendjen e tyre vrasja e ndërgjegjies për votime t렠pandershme. Ata janë një grupim njerëzish në koalicion, ku natyrisht, votohet me urdhër sipas kërkesës së bredshme të një plani të fshehtë, të padeklaruar dhe t렠hartuar për interesat e pushtetit. Në këtë grupim njerëzish ka probleme të brendshme,mes të cilave, ashtu si në qeverisjen vendore, nuk është problem ndotja e moralit. Ka mllefe dhe xhelozira dhe ambicje për të ngjitur fluturimthi shkallët e fatit që ju krijon bujarisht marrja me politikë. Kjo gjë është normale për cdo grupim, si një konkurencë brenda llojit. Ata janë këshilltarë të mazhorancës, në një grupim koalicioni ku përplasjet duhet të ekzistojnë e duhet të fshihen .
Por pavarësisht përplasjeve të pashpallura, divergjencave dhe kontradiktave që mund të kenë kollaret e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, këto krijesa kanë dicka të përbashkët përvec frymëmarrjes, që i fut të gjithë në një rezonancë. Ndërsa ngrenë symbyllur kartonat pro edhe kur ka shkelje të rregullave, të gjithë, e bashkë me ta padyshim edhe Kryetari i ri i Bashkisë, nuk kanë vrasje ndërgjegjie për këtë gjë. Duket sikur kan렠të ruajtur në trurin e tyre një zonë qelizore të pandjeshme dhe të paprekur nga ligjet e natyrës. Mbase këto janë qelizat fajtore që krijojnë prirjen instiktive e shkatëruese të njeriut për të krijuar solidaritet me mëkatin, sa herë bëhet fjalë për përfitime të paligjshme dhe lakmi. E thënë ndryshe, ndoshta këta kanë të profilaktikuar në tru qendrën që kujdeset për harmoninë e nevojshme të përvetësimit të pamerrituar. Gjithë fantazia e tyre, cdo punë
