Ba e kthen Chelsean në pozitën e tretë

Demba Ba ka shënuar golin e vetëm për Chelsean në fitoren ndaj WBA. Skuadra e Rafael Benitez shënoj gol në minutën e 28 të ndeshjes, gol i cili doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea është rikthyer në pozitën e tretë me 52 pikë, 1 më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/