E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Baba Mondi feston 64-vjetorin e lindjes, eventi bëri bashkë politikanë, klerikë, artistë e diplomatë

Një ditë e veçantë kjo për besimtarët bektashi por edhe për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri të cilët ishin të pranishëm në këtë mbrëmje.

Eventi bëri bashkë gjithashtu politikanë, klerikë, biznesmenë artiste e diplomatë. Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Maltepe, Ali Kilic mik i Kryegjyshit Botëror. 

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Tiranë falenderoi dhe vlerësoi lart rolin e Kryegjyshit botërore.

Në këtë ditë të veçantë të shumta kanë qenë urimet dhe vlerësimet për kontributin e shquar të Kryegjyshit Botëror Bektashian nga politikanë dhe drejtues organizatash nga e gjithë bota.

Ndër shekuj komuniteti Bektashi është dalluar për përpjekjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në ndihmë të vlerave universale si paqja, bashkimi mes popujve dhe humanizmi. 

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›