E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau një person në vitin 2020, arrestohet 39-vjeçari i dënuar me 18 vite burg

Një 39-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të diele (21) në Manzë të Durrësit, pasi është dënuar me 18 vite burg për vrasje me dashje.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, ku 39-vjeçari Afrim Kila, në ambientet e një lokali në Ishëm, ka goditur me mjete të forta personin me inicialet D. (P). K., dhe më pas në rrugë e ka goditur me automjet, duke i shkaktuar atij vdekjen.

39-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa pas dhënies së dënimit nga Gjykata, Policia e ka transportua në burgun e Durrësit, për të vuajtur dënimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›