E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babacan: BE, një klub i të krishterëve

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 17:04

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Ali Babacan, deklaroi të shtunën se Bashkimi Evropian po shndërrohet në një “klub i të krishterëve”, pavarësisht kërkesës që Unioni i ka bërë Ankarasë për t’i bashkohet këtij blloku.

“Ne kemi menduar gjithmonë se Bashkimi Evropian në të vërtetë është një projekt i madh i paqes, por politika e dyerve të hapura atje nuk ekziston më”, theksoi të shtunën zëvendëskryeministri dhe ministri turk i Shtetit, Ali Babacan, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Babacan po ashtu theksoi se, Turqia nga ana tjetër, bashkë m Spanjën, ka themeluar Aleancën e Civilizimeve, një iniciativë kjo që, në aspektin që ndërlidhet me normat e zakonshme ndërkombëtare, dhe se kësaj iniciative deri tani i janë bashkuar më shumë se 100 shtete.

Ankaraja qysh në vitin 2005 i ka filluar negociatat për pranim në BE, por ky proces ka ngecur për shkak të kundërshtimeve të disa shteteve anëtare të BE’së ndaj anëtarësimit të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›