E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i telefonon Mubarakut

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 17:23

Presidenti Obama i ka bërë thirrje Presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, të marrë masa konkrete për një demokraci më të avancuar dhe reforma ekonomike të vend.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, deklaroi se, presidenti foli me z. Mubarak, pasi që ky i fundit mbajti të premten mbrëma një fjalim televiziv drejtuar vendit, për të njoftuar se do të filloj me zbatimin e reformave, por edhe tha se demonstruesit egjiptian janë pjesë e një komploti për destabilizimin e Egjiptit.

Në deklaratën e së premtes mbrëma, nga salla e darkave shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama përsëriti fillimisht thirrjen e tij të drejtuar autoriteteve egjiptiane, që të mos përdorin dhunë dhe i inkurajoi protestuesit nëpër rrugët egjiptian që të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore.

"Kur presidenti Mubarak iu drejtua popullit egjiptian sonte, ai u zotua për një demokraci më të mirë dhe për mundësi më të mëdha ekonomike. Unë fola me të menjëherë pas fjalimit të tij, dhe i thashë se, që fjalët e tij të kenë kuptim, ato duhet të shoqërohen me masa dhe veprime konkrete për të vënë në jetë premtimet që i bëri”, theksoi Obama.

"Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë partnerë për realizimin e këtyre qëllimeve në të ardhmen, dhe ne jemi të angazhuar që të punojmë me qeverinë egjiptiane dhe me popullin e Egjiptit, të të gjitha grupeve, për t’ia arritur këtij qëllimi”, sqaroi ai tutje.

Presidenti, gjithashtu, tha se qeveritë nëpër botë e kanë detyrim që t’iu përgjigjen qytetarëve të tyre. Ai iu referua edhe fjalimit që mbajti në Kairo, pak pas zgjedhjes së tij president, i cili kishte të bënte me marrëdhënie më të mira me botën myslimane.
"Kam thënë se qeveritë duhet ta mbajnë pushtetin nëpërmjet mbështetjes së popullit, dhe jo me forcë. Ky është i vetmi standard, në bazë të të cilit populli i Egjiptit duhet të ndërtojë të ardhmen që ai e meriton”, përfundoi Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›