Preshevë: 9 shqiptarët u dënuan politikisht
Përfaqësuesit institucionalë të Luginës së Preshevës vlerësojnë se, vendimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, e cila nëntë të arrestuarit shqiptarë i dënoi me 101 vjet burg, si të motivuar politikisht.
Ata kërkuan shfuqizimin e menjëhershëm të këtij aktgjykimi të njëanshëm dhe të padrejtë, ose, në të kundërtën, do të shqyrtohen të gjitha format e veprimit të mëtutjeshëm politik, deri në shprehjen e padëgjueshmërisë qytetare në Luginë.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, po ashtu, theksuan se seanca e jashtëzakonshme e këshilltarëve shqiptarë të të tri kuvendeve komunale të Luginës, që u mbajt të premten, ka bërë thirrje për të shprehur zemërimin dhe reagimin e shqiptarëve të Luginës lidhur me vendimin e kësaj gjykate.