E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kharja në Inter

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:30

Reprezentuesi maroken Houssine Kharja është transferuar në Inter nga Genoa në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me mundësi të blerjes. Inter, nëpërmjet një komunikatë të publikuar në ueb faqen zyrtare të tij, ka njoftuar se mesfushori tashmë ka stërvitur me ekipin dhe pritet të ftohet për ndeshjen kundër Palermos të dielën. 28 vjeçari Kharja është përforcimi i dytë i Interit në dy ditët e fundit, pas transferimit të sulmuesit italian Giampaolo Pazzini nga Sampdoria. Kharja ka zgjedhur fanellën me numrin 14.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›