E Diel, 1 Nëntor 2026

Babagjyshi dëgjoi dëshirën e Justin Bieber

Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë vendosur të ngrohen përsëri me njëri tjetrin në këto ditë të ftohta dimri pasi që kanë vendosur të ribashkohen pasi disa javësh të ndarë.

Tashmë janë publikuar disa foto ku shihen çifti duke kaluar pushimet së bashku dhe të dashuruar si më parë. Këngëtarët kanë vendosur t’i japin lidhjes së tyre edhe një tjetër shancë derisa janë parë në aeroport derisa Selena është ulur në prehërin e të dashurit të saj për të treguar se gjithçka është në rregull mes tyre. 

“Ata dukeshin shumë të dashuruar. Ata gjatë gjithë kohës putheshin dhe bisedonin me shumë dashuri”, tregon një dëshmitarë.

Nëse Justin i ka kërkuar babagjyshit t’ia rikthej të dashurën për Krishtlindje duket se kjo ka funksionuar. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›