MC Kresha, me tre videoklipe

Kreshnik Fazliu i njohur me pseudonimin Mc Kresha, është kengetar i njohur i muzikës rep nga qyteti i Mitrovicës.
Ai ka qenë shpesh në fokusin e mediave kohët e fundit, pas lidhjes që pati me këngëtaren Rozana Radi.
Por tani, ai ka lënë pas këtë histori, duke u angazhuar shumë në muzikë. Para pak muajsh ka dalë në treg edhe albumi i tij i tretë “Air Force", ndërsa Kresha po punon në realizimin e projekteve të reja.
"Shumë shpejt do të dalë videoklipi “F*ck'em”, videoklipi “Fejkera” dhe “Scrim”,'' ka thënë reperi për mediat shqiptare, duke shtuar se ka edhe disa projekte të tjera por që dëshiron t’i lë si surprizë për fansat e tij. /Indeksonline/