E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai abuzon seksualisht me vajzën, e lë shtatzënë

Ngjarje makabre në Strumicë

Pllasnicë, 1 Shkurt, 11:28, NOA - Një marrëdhënie incesti ka tronditur një familje në fshatin Pllasnicë të Strumicës, ku babai 44-vjeçar dhunonte seksualisht prej tre vjetësh vajzën e tij minorene, e cila ishte me pasoja mendore.

Vajza për shkak të gjendjes së saj mendore ishte e strehuar në shkollën e specializuar në Strumicë. Nëpunësit e kësaj qendre të specializuar shkollore si dhe Qendra Sociale e Qytetit kishin hetuar fazën e parë të shtatzënisë tek fëmija minorene.

Pas dërgimit të saj në qendrën gjinekologjike të Qytetit është konstatuar se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Sipas dyshimeve të para, 16-vjeçarja gjatë pushimit veror kishte shkuar në pushim tek shtëpia e babait të tij në fshatin Pllasnicë, ku atje ajo ishte abuzuar seksualisht nga ana e babait të saj në disa raste.

Sipas policisë, ekziston mundësia që babai i tyre që të ketë abuzuar seksualisht edhe me vajzën e tij më të vogël. SPB e Strumicës ka bërë të ditur se babai që kishte abuzuar seksualisht është në arrati.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›