Shpërthen cisterna, 111 të vdekur në Kenia

Foto Arkiv
Nairobi, 1 Shkurt, 11:32, NOA – Një incident me një cisternë nafte ka shkaktuar një numër të madh viktimash në Kenia. Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se, janë të paktën 111 persona që humbën jetën nga shpërthimi i cisternës në lindje të Kenias.
Të njëjtat burime kanë shtuar se edhe 136 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe bilanci i viktimave mund të rritet pas çdo ore.
Incidenti ndodhi në qytetin e Molos, 150 kilometra në veriperëndim të Nairobit. Dyshimet janë se, shumica e viktimave po shkonin drejt vendit të aksidentit për t'u furnizuar me naftë.
NOA