OBSH: Mitrovicë, ajri i mbizotëruar nga plumbi
Mitrovicë - Misioni Faktmbledhës i ËHO-s ka vizituar Mitrovicën me qëllim që të shqyrtojë çështjet e shëndetit publik dhe për të ekzaminuar problemin e ndotjes nga plumbi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur konkluzionet e veta sot në një konferencë për media e cila është mbajtur në hotelin Victory në Prishtinë. Fjalën e rastit e kanë mbajtur Skënder Syla, ËHO, Dr. Dorit Nitzan, ËHO ka prezantuar rezultatet e misionit, ndërsa Frode Mauring, Koordinator për Zhvillim i Agjensive të Kombeve të Bashkuara, ka kam mbajtur fjalën përmbyllëse dhe rekomandimet.
Mauringe u shpreh se Mitrovica ka qenë kompleksi më i madh metalurgjik në Jugosllavi, dhe njëri nga më të rëndësishmit në Evropë – dhe kjo nuk është hera e parë që po dëgjojmë për kontaminimin me plumb dhe ndikimin e tij në shëndet. Sipas tij, që në vitin 1988, një studim doli me të dhënat që koncentrimi i plumbit në ajër i tejkalonte nivelet e pranueshme. “Në vitin 1992, një studim tjetër pasues tregoi se niveli i plumbit në gjakun e shtatzënave dhe te fëmijët ishte shumë më i lartë në Mitrovicë sesa në qytetet e tjera të regjionit. Në vitin 2000, UNMIK-u urdhëroi mbylljen e shkritores së Trepçës, në kudër të përpjekjeve për zvogëlimin e ekspozimit të qytetarëve ndaj ndotjes me plumb. Në vitin 2004, OBSh-ja prapë doli me një raport alarmues për nivelet e larta të plumbit në gjak tek fëmijët në Mitrovicë dhe në Zveçan. Të dhënat e paraqitura sot nga misioni i OBSh-së paraqesin rezultatet e fundit që nuk duhet të na lënë në mëdyshje lidhur me sfidat, me të cilat të gjithë ne po ballafaqohemi”, tha Mauringe.
Lidhur me vendosjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët u zhvendosën nëpër disa kampe në vitin 1999 – pas shkatërrimit të Mëhallës së Romëve, ku ishte i vendosur komunitetit më i madh RAE-së në regjion – Mauringe tha se ata ishin dhe vazhdojnë të mbesin posaçërisht të prekur. “Për dekada me radhë, Mitrovica ka qenë e njohur si zemra industriale e regjionit dhe si vendi më i prekur nga ndotja me plumb. Që nga viti 1999, Mitrovica njihet si qytet i ndarë. Nuk vihet në dyshim se familjet rome, ashkalinj dhe egjiptase në Cesmin Lug janë në veçanti të rrezikuar nga kjo krizë mjedisore dhe janë në nevojë për kujdes shtesë mjekësor, dhe për rivendosje urgjente në një vend tjetër – ndotja industriale nuk njeh kufijë njerëzor, etnik apo të tjerë”, vijoi Mauringe.
Nga Mirovica për Start, Hajdin Islami