Peshkatarët gjejnë një kafkë njeriu në rrjetat e peshqve

Koka e dekompozuar është dërguar në morg
Lezhë, 1 Shkurt, 12:17, NOA - Gjendet një kafkë njeriu në detin e Shëngjinit duke ngjallur panik në zonë.
Kafka është gjetur nga peshkatarët të cilët kanë qenë duke zbrazur rrjetat e hedhura gjatë natës.
Por habia ka qenë e menjëhershme. Duke zbrazur peshkun e kapur ka rënë dhe kafka e njeriut.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Shëngjin, kur një peshkarexhë ka qenë duke shkarkuar peshkun nga rrjetat kur ka rënë dhe kafka.
Menjëherë është njoftuar në telefon Policia e Lezhës, efektivë të së cilës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Burime nga uniformat blu, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se, kafka e gjetur është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve.
Menjëherë kanë nisur hetimet, por policia tha se do të i vështirë përcaktimi i identitetit të saj.
a.b/NOA