Babai aksidenton të birin me kamion
Një aksident me kamion në rrugët e qytezës së Krumës rrezikon jetën e një vogëlushi 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11.00, kur shoferi A.Peka, 35 vjeç, ka shtypur me kamion të birin, Dritanin 4 vjeç, në afërsi të shtëpisë, në lagjen e Pekajve. Kamioni ka qenë pothuajse i ndaluar kur fëmija i ardhur nga krahu i kundërt i shoferit ka dashur t‘i kalojë përpara dhe goma e parë e ka shtypur, duke i dëmtuar një këmbë dhe një krah.