Babai hedh foshnjen nga kati i 4-t i maternitetit
TIRANE- Babai hedh foshnjen nga kati i katert i maternitetit “Koco Gliozheni” ne kryeqyet. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e mbremjes, ne rrethana ende te paqarta.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise, qe kane nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve.
Sipas te dhenave te para bebja, e seksit mashkull, vetem disa diteshe nuk ka mundur te mbijetoje pas plageve te marra.
Autori i ngjarjes, identifikuar si Hysen Biba, me origjine nga Kukesi eshte larguar nga materniteti. Sipas deshmive te familjareve ai dyshohet se vuante nga depresioni. Nderkohe, policia eshte vene ne kerkim per kapjen e autorit.