E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Berisha, provincial. Nuk di as notin, as makinën. Nishani nuk ka as vlera fizike dhe as intelektuale

Spartak Ngjela ka komentuar në studion e A1 Report fotot e kryeministrit Sali Berisha me homologun britanik, David Cameron, si dhe fotot e tij duke bërë not në Dhërmi.

Ngjela tha se Berisha është provincial. Ai hodhi dyshime për foton e Berishës me Cameron duke thënë se mund të jetë montazh, ose e paguar, pasi nuk ka protokoll të takimit zyrtar mes të dy kryeministrave.

Ndërsa për rekordin e notit, Ngjela tha se Berisha nuk di as not dhe as makinën.

Duke komentuar presidentin e ri, Spartak Ngjela tha se Nishani ska as vlera fizike dhe as intelektuale, por është vënë në atë post për ti shërbyer Kryeministrit.

Ngjela tha se imuniteti është mjet që Berisha po e përdor për të trembur opozitën, kurse për reformën zgjedhore ai deklaroi se Rama bëri kompromis me kryeministrin i detyruar nga ndërkombëtarët.

Duke e mbyllur bisedën, Ngjela tha se ai i duhet Kuvendit për qëndrimet e tij konsekuente dhe pa kompromis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›