Dështon edhe Romela Begaj
Edhe një tjetër pretendonte shqiptare për medalje në Lojërat Olimpike, Romela Begaj, dështoi, duke u paraqitur larg formës së saj më të mirë.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg, duke treguar se do të jetë një pretendente e fortë. Por këtu ndryshoi gjithçka, Romela dështoi në provën e dytë me 105 kg madje edhe në të tretën me po të njëjtën peshë.
Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, por njësoj se në stilin e parë 25 vjecarja shqiptare dështoi në dy provat e tjera të stilit të shtytjes me 121 kg.
Të martën do të garojnë 3 sportistë të tjerë shqiptarë, dy peshëngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra.