Babai hedh nga ura femijen 2 vjec
SHKODER- Per inat te divorcit te gruas, hedh djalin 2-vjecar nga ura e trenit. Ngjarja makabre ka ndodhur dje, rreth ores 15:30 ne qytetin e Shkodres, ku deshmitare te shumte qe ndodheshin ne segmentin ku kryqezohet rruga e trenit me ate automobilistike jane terrorizuar nga pamja. Nje burre mbante ne dore nje femije dhe e ka hedhur ate sikur te ishte nje top futbolli. Per fat te mire, i mituri ka shpetuar me fraktura ne pjesen e kembeve dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten, megjithese lartesia ishte diku tek 5 metrat. I dyshuari i identifikuar si Eduart Xhoka 40-vjec, u shpall ne kerkim policore pas denoncimit nga qytetaret. Burime zyrtare thane se shkak per ngjarjen eshte bere sherri ne cift dhe se i dyshuari ishte i njohur si person problematik.
Disa muaj me pare cifti Xhoka, ishte perfshire ne nje sherr per motive banale qe cuan deri ne kerkesen per divorc ne gjykate. As seanca e pajtimit nuk ka sherbyer per gje, duke perfunduar ne nje vendim te trupit gjykues ne favor te nenes se djalit 2-vjecar. Sipas vendimit te Gjykates se Shkodres, babai 40-vjecar, Eduart Xhoka, nuk mund ta takonte te birin me shume se nje here ne 3 jave dhe ne te kundert do te ndeshkohej penalisht, perpos faktit qe do te pergjigjej edhe me shpenzime ekonomike per femijen. Kjo gjendje nuk ka zgjatur me shume se nje muaj dhe ne takimin e radhes, 40-vjecari ka marre femijen tek bashkeshortja e tij dhe me pas eshte nisur per rruge. Duket se dje pasdite, duke u kthyer per ne shtepi, Xhoka eshte ngjitur ne uren e trenit ne periferi te Shkodres. Aty ka qendruar per disa minuta me femijen ne krah dhe kjo pamje, u ka bere pershtypje deshmitareve. Por asnje prej tyre nuk ka mundur ta ndaloje. Ne nje moment 40-vjecari eshte pare te shtrije krahet ne ajer dhe ne disa fraksione sekonde ka leshuar te birin nga lartesia, me qellim per ta vrare. Per fat te mire ne ato momente nuk ka kaluar as treni mbi shina dhe as makinat ne rrugen automobilistike qe mund te shtypnin 2-vjecarin. Deshmitaret kane shkuar me vrap duke i dhene ndihmen vogelushit qe u gjet pa ndjenja, kurse i dyshuari eshte arratisur. Per krimin u njoftua policia vendore qe konfirmoi ngjarjen dhe identitetin e autorit te shpallur ne kerkim per "tentative vrasje te femijes".
Policia pyet bashkeshorten, vogelushi jashte rrezikut
Mjeket e spitalit te Shkodres bene me dije dje ne mbremje, se femija gjendet jashte rrezikut per jeten ne sallen e reanimacionit. Nga keqyrja dhe verifikimi rezulton se i mituri, i ka demtimet me te renda ne pjeset e kembeve ku ka thyerje dhe disa plage ne trup, por qe nuk i rrezikojne jeten. Ne spital ka shkuar edhe e ema e vogelushit, e cila i deshmoi grupit hetimor se bashkeshorti ishte i dhunshem dhe problematik, ndaj kishte kerkuar divorcin ne gjykate, per te parandaluar incidentet.