E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Besim Çerjas: Si e përjetova vrasjen e djalit

Bashkë me Azem Hajdarin në ngjarjen e 12 shtatorit ka mbetur i vrarë edhe badigardi i tij, Besim Çerja. Një djalë besnik që shërbente prej kohës si truprojë e deputetit të Partisë Demokratike. Po sa e dhimbshme ka qenë vrasja e besimit për familjen e tij. I ati rrëfen për herë të parë për një media momentin kur mësoi vrasjen e të birit.
"Në orën 09: 14 djali më i vogël kishtë mësuar për vdekjen e të vëllait nëpërmjet televizorit. Ishte ai që më tregoi se nuk e kisha më djalin. Më vonë u mësua se kjo vrasje ishte e përgatitur, edhe pse ngjarja nuk është zbardhur plotësisht", tha ai.
Por si e përjeton familja Çerja humbjen e të birit pas 12 vjetësh. Sa është ndihmuar nga shteti kjo familje? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, Xhemal Çerja i jep në një formë pakënaqësie. "Veç vizitave të herëpashershme ka munguar ndihma e shtetit. Nuk është vlerësuar sa duhet familja e Besimit. Nuk na është dhënë ndihma që pretendojmë ne", saktësoi ai.
E rëndë ishte vrasja e një deputeti si Azem Hajdari, por në këtë ditë apeli që njerëz të afrëm dhe familja e tij bëjnë është se po aq e rëndë ishte vrasja edhe e badigardit të tij Besim Çerja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›