Sarkozi e Ahmeti i BDI mesazhe urimi Berishës
Presidenti francez Sarkozi ka siguruar kreun e qeverisë Berisha se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësim në BE. Nga Shkupi Ahmeti i BDI-së: Shqipëria përpara drejt familjes europiane.
TIRANE- Presidenti i Francës Nikola Sarkozi ka uruar kryeministrin Sali Berisha për emërimin në krye të qeverisë shqiptare. Nëpërmjet një letre urimi, - thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë- Sarkozi, vlereson zgjedhjet e 28-qershorit si përparimtare dhe fitore të demokracisë.
”Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra”.- thuhet në letrën e presidentit francez, sipas kryeministrisë.
Sarkozi ka siguruar më tej kreun e qeverisë Berisha se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësim në BE.
“Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Europian kandidaturën e vendit tënd”-vazhdon urimi i presidentit Sarkozi.
Urime për kreun e qeverisë shqiptare edhe nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale është ndjenja më e lartë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë. Formimi i qeverisë së re të Shqipërisë dhe përkushtimi për ta çuar shtetin shqiptar drejt integrimeve euroatlantike sot është akti më i lartë i patriotizmit dhe mesazhi më i mirë si për çdo qytetar, ashtu edhe për miqtë e shumtë që ka populli ynë", thuhet në telegramin e Ahmetit.
(s.g/BalkanWeb)