Zjarri djeg traversat, bllokohet linja Shkodër-Tiranë
Zjarri në afërsi të Lezhës në fshatin Tresh shkaktoi djegien e traversave duke ndërprerë transportin hekurudhor të linjës Shkodër-Tiranë. Nuk dihet shkaku i zjarrit por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e banorëve.
LEZHE- Zjarri i rënë në linjën hekurudhore Shkodër-Tiranë ka shkaktuar djegien e një pjese të traversave duke ndërprerë transportin hekurudhor në këtë linjë.
Pak pas mesditës zjarri në afërsi të Lezhës në fshatin Tresh shkaktoi djegien e traversave ndërkohë që në vendin e ngjarjes një zjarrfikëse e kishte të pamundur të ndërhynte për të shuar flakët. Zjarrëfikëse të tjera të ardhura nga Kurbini arritën të vinin situatën nën kontroll. Nuk dihet saktë shkaku i zjarrit por dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar si pasojë e djegies së mbeturinave nga banorët e zonës.
(e.n/BalkanWeb)