E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjenden eshtrat e një njeriu

Pjesë të një skeleti njeriu janë zbuluar të premten në fshatin katun Sukth të rrethit të Durrësit. Eshtrat janë gjetur në mënyrë rastësore nga një banor i fshatit i cili po punonte për të hapur një pus uji.
Burime nga policia bënë të ditur se eshtrat janë gjetur në thëllësinë 3 metra, dhe pranë tyre janë gjetur edhe një palë pranga.
Ky fakt ka bërë që të dyshohet se eshtrat mund t'i përkasin ndonjë personi të ekzekutuar gjatë regjimit komunist, pasi edhe prangat i përkasin të njëjtës periudhë.
Por një tjetër mendim është që kufoma i përket Luftës II Botërore, por do të jenë analizat laboratorike ata që do të nxjerrin versionin përfundimtar.
Ndërkaq mësohet se nëse vërtetohet dyshimi se viktima është ekzekutuar gjatë regjimit komunist, në këtë zonë do të nisë një seri gërmimesh për të parë për skelete të tjera të mundshme.
Një tjetër, fakt nga i cili lindin dyshimet e një ekzekutimi, është edhe mënyra e varrosjes. Kështu duke iu referuar banorëve të zonës, në varrimi nuk është bërë në bazë të zakoneve, por mund të konsiderohet thjesht si groposje. Në fakt, gjatë kohës së diktarurës, në fshatin Katund Sukthe kanë qenë të internuar me dhjetra familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›