E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Kakasë: Riki është i lumtur në Milano

Milano - Qëndrimi i Rikardo Kakasë në Milano është i sigurte, dhe këtë e konfirmon babai i tij, i cili është edhe menaxheri njëkohësisht. Ai përgënjeshtroi zërat e fundit, sipas të cilëve kishte deklaruar se djali i tij do të kalonte tek Reali i Madridit.

“Nuk kam thënë që Riki do të kalojë tek Reali, -deklaron babai i futbollistit. –Nuk mund të them asgjë rreth politikave që ndjekin klubet për transferimet, por ajo që mund të them unë është se Kaka është i lumtur në Milano, dhe do të qëndrojë aty”.

Reali i Madridit interesohet prej kohësh për Kakanë, por Silvio Berluskoni nuk ka pranuar ta lërë yllin e klubit të tij. I vetmi moment kur Milani u lëkund ishte merkatoja e janarit, por ishte vetë Rikardo Kaka që refuzoi super ofertën e Mançester Sitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›