E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipo Inzagi refuzon ofertën e Atalantës

Milano - Pipo Inzagi mësohet se ka refuzuar një ofertë nga klubi i Atalantës. Klubi bergamask kishte bërë disa ditë mv parë një ofertë për 35-vjeçarin e skuadrës së Milanit.

“Më vjen keq, pasi nuk mund të lëviz nga skuadra e Milanit. Dëshira ime më e madhe është ta mbyll karrierën këtu në Milano”, deklaron super shënuesi Inzagi.

“Super Pipo” ka luajtur edhe më parë me Atalantën, në sezonin 1996/97. Atë kohë ai arriti të shënonte 24 gola me këtë ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›