Milani pritet të marrë mbrojtësin Aleks Silva
Milano - Milani është i interesuar për të marrë shërbimet e Aleks Silvës nga skuadra e Hamburgut. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane dhe ato gjermane, të cilat thonë se braziliani mund të plotësojë zbrazëtirën që do të lërë në mbrojtje largimi i veteranëve të Milanit.
Aleks Silva është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Hamburgun në Bundesligë. Klubi italian ishte interesuar për të që kur luante në Brazil, por pasaporta braziliane ishte pengesa kryesore për ardhjen e tij. Mbrojtësi 23-vjeçar pritet të pajiset me pasaportë gjermane, dhe duke qenë komunitar eliminon edhe problemin e Milanit.