E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia ngjitet 30 vende në renditjen e botërore

Vllaznia e Shkodrës konfirmohet si skuadra më e mirë shqiptare në këto dy vitet e fundit. Këtë e konfirmon Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS). Sipas këtij instituti, në harkun e 365 ditëve skuadra shkodrane është ngjitur 30 vende në renditjen botërore, duke u zhvendosur nga pozicioni i 224 në maj 2008, në të 194-in në maj 2009, në kuotën e 80 pikëve.

Skuadra shqiptare lë pas vetes 168 skuadra të tjera në botë, të cilat janë pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare botërore dhe evropiane në nivel klubesh. Pas Vllaznisë renditen klube të njohura si, Dinamo e Bukureshtit (202), PSV Eindhoven (205), Palermo (224), etj.

Në krye të klasifikimit të IFFHS-së qëndron Mançester Junaited, i ndjekur nga Barcelona, Çelsi, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›