Babai i Lorik Canës mohon interesimin e Hamburgut
Forma e mirë që po kalon Lorik Cana te skuadra e Lacios e rikthen kapitenin e kombëtares kuqezi në vitrinën e futbollit europian, pasi skuadra e Hamburgut ka shfaqur interes për ta transferuar në Gjermani. Trajneri Torsten Fink ka dërguar disa herë vëzhgues për të ndjekur paraqitjet e Canës, por tashmë që ka rilindur te skuadra bardhekaltër, do të jetë shumë e vështirë që ta shkëpusë, pasi trajneri Petkoviç synon t'i besojë repartin e mbrojtjes edhe në të ardhmen. Mediat italiane kanë kontaktuar të atin dhe njëkohësisht menaxherin e lojtarit, Agim Canën, i cili përgënjeshtron lajmet për nisjen e bisedimeve me Hamburgun, duke theksuar se Loriku është një lojtar i Lacios dhe gjithçka shkruhet në media janë vetëm fjalë. Hamburgu e pati kërkuar Canën edhe në vitin 2009, por atëherë ai zgjodhi Sandërlendin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)