E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca shkarkon anëtarin e LSI-së në KQZ, emërohet Klement Zguri

kuvendi

Tiranë- Pas një seance të gjatë parlamentare, deputetët e mazhorancës kanë votuar sot shkarkimin nga KQZ-ja të anëtarit të LSI-së, Ilirian Muho.

Deputetët e Partisë Socialiste u larguan nga salla e Kuvendit, duke e kundërshtuar ashpër shkarkimin e tij. Në momentin që ata po largoheshin ka pasur edhe incidente, pasi deputeti Gazmir Bizhga është përplasur me ish-deputetitn socialist Kastriot Islami, i cili ka votuar më pas pro shkarkimit të Muhos.

Ndërkohë po sot Kuvendi ka emëruar Klement Zgurin në vend të Muhos, i cili është propozuar nga Partia Reublikane.

Shkarkimi i tij u bë me 74 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa pro shkarkimit të tij votuan edhe tre deputetët e larguar nga Partia Socialiste, siç janë Gjovalin Kadeli, Kastriot Islami, dhe  Asllan Dogjani. Këta të fundit kanë folur edhe para deputetëve pas votimit, duke thënë se është në të mirën e vendit largimi i anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja.

Ndërkohë ajo që ra në sy pasditen e sotme ishte se demokratët e ndryshuan kërkesën e tyre për shkarkimin e Muhos. Ata dorëzuan në Kuvend një amendamet në të cilin argumentohet: Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma ë e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu më 12 mars 2003, duke i fshehur Kuvendit gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve që pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ.

Berisha: Muho të dorëhiqet, shkeli ligjin. Ruçi: Jepni shpjegime për Ristanin

Ndërkohë gjatë gjithë seancës së sotme maratonë debatet mes opozitës dhe mazhorancës kanë qenë të ashpra. Gjatë fjalës së tij para deputetëve kryeministri Sali Berisha u shpreh se Muho duhet të largohet nga KQZ-ja, pasi sipas tij është shkarkuar nga detyra e prokurorit për lidhjet e tij me krimin.

Diskutohet për një person që në kundërshtim me cdo rregull etike nuk ka treguar që ka qënë i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të këshillit të prokurorëve. A e kuptoni ju që ska shqiptar që të pranojnë këtë. Ata që e propozuan duhet të kërkonin të falur për emërimin e tij, ky zotëria të jepte dorëheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte që kishte 3 shkallë gjykimi për të fituar të drejtën e tij. Pse e bëni avokatin e tij kur ai nuk e bëri vetë. Unë kërkoj të falur që e votuam se nuk e dija, bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij. Ai ishte jashtë të gjitha kushteve, pse e kursyet ju kundërshtarët e mi. Kam leverdi që deri nesër në mëngjes ju ta mbroni, them që shumica nuk e dinte. Në këtë rast kërkova të falur ai të japë dorëheqjen. Por ju kërkoni prishje balancash, kjo është e gabuar marrëveshjet respektohen,- thaBerisha.

Ndërkohë pas tij reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i ka kërkuar kryeministrit të japë llogari se pse ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani drejtoi KQZ-në kur është dënuar me burg.

Së pari zoti kryeministër bëre shumë moral, ne nuk mbrojtëm asnjë individ, por principet Kushtetun dhe ligjin. Sa i pëket shitjes së moralit, para set ë na shesësh moral përgjigju pyetjesAarben ristani kreu i KQZ dhe sot zv/ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate, dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv/ministër per te vjedhur zgjedhjet, tha Ruçi.

Topalli: Muho na gënjeu, u shkarkua nga presidenti për lidhjet e tij me krimin

Në emër të grupit kuvendor të PD-së, deputeti Edi Paloka duke iu referuar mbledhjes së datës 10 prill të Komisionit të Ligjeve i kërkoi Kuvendit lirimin e Ilirjan Muhos nga posti që mban në KQZ.

Balance të nevojshme në këtë shtyllë dhe ruajtjen e parimeve të demokracisë dhe të paanjanshërisë. Ky vendim i LSI-së ka vënë propozimin e KQZ-së në kundërshtim flagrant me gërmën e frymën e Kodit Zgjedhor. 4 me 3 kontrollohët KQZ-ja nga opozita, KZAZ-të kontrollohen nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj e në shumicën e komisione 5 me 2 dhe në shumicën tjetër 4 me 3. Mund të shtrihet edhe në KZQV dhe grupet e numërimit 3 me 1 në favor të Pratisë Socialiste.Dërrmon shtyllën kurrizore të procesit të relatimit, votimit e numërimit të zgjedhjeve. Prishja e kësaj barazpeshe kërcënon lirinë e zgjedhjeve dhe garantimin e procesit e palëve në proces. Tronditje e sistemit ligjor të administrimit të zgjedhjeve, është paralajmërim për manipulim.

Kërkoj që kjo situatë të zgjidhet pa vonesë nga Kuvendi që të mos cënohet legjitimiteti që po merr KQZ-ja. Komisioni i Ligjëve i propozon Kuvendit të lirojë nga detyra,-tha Paloka.

Më pas e mori fjalën deputeti socialist Damian Gjiknuri: Dhunë më iracionale që ka një mazhorancë ndaj KQZ-së dhe çdo instiucioni me një mandat të pavarur. Ska gjetur asnjë shkak ligjor në këtë rast.

Ekstreme presioni, po dhunohet, po shkarkohet një njeri sikur të ishte një polic atje tek dera. Përdoret lirimi me nenin e emërimit. Thonë kemi problemin e KZAZ-veA nuk është ky njeri kur thoshte KQZ-ja është e pavarur? Që nuk varet nga mazhoranca? Sot po del qartë se kontrollon çdo institucion. Se sbën dot zgjedhjePse a ka njeri që KQZ-ja të ndryshohet sa herë ndryshojnë mazhorancat në KQZ?

Me marrëveshjen e 2003-shit? Marrëveshja është ligji. Po Lefterie Lleshi çfarë është ajo? Se është zgjedhur edhe me LSI-në, cila copë e trupit i takon me këtë llogjikë që thoni. Po rrezikohet realisht mbajtja e zgjedhjeve të lira. Vullnet arrogant me njerëz që janë zgjedhur me mandate. Kështu do të ndodhë me gjykata e KLD e me organe të tjera që janë emëruar nga ky Kuvend. Do KQZ-ja që të mos shpallë rezultate reale e për ti bllokuar ato që ti sjellë më pas kutitë në KQZ. Do të zbatojë pike për pikë skemën që bëri në Tiarnë. Zgjedhjet janë në rrezik. Spyet as për këshillat e Uashingtonit dhe të Brukselit. Rrëmben një gjë dhe më pas e negocion. Ky do të grabisë çertifikatën si në 1997-ën për të justifikuar daljen e tij në politikë. Është hera e parë që nuk gjen referencë ligjore dhe për të bërë plane ogurzeza. Ska shanse se po e provokon popullin aq rëndëkjo seancë është e paligjshme dhe sduhet të mbahet se po dhunohet populli. Thirrini mendjes e tërhiquni kësaj iniciative se pasojat do të jenë të paparashikueshme.

Por diskutimet e sotme morën një tjetër rrjedhë, pasi kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se emërmimi i Muhos si anëtar i KQZ-së ka qenë i jashtëligjshëm. Sipas saj ai ka fshehur të kaluarën e tij, duke shtuar se ai është shkarkuar nga detyra nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të kryeprokurorit Theodhori Sollaku për lidhje me krimin.

Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV-në që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke në koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit. Kam 18 vjet në politik,- tha Topalli.

Më tej Topalli ka deklaruar se shkarkimi i tij do të bëhet, ndërsa u shpreh se me largimin e LSI-së nga qeveria janë prishur balancat në KQZ.

Paloka: Në këtë vend institucionet si KQZ-ja duhet të jenë të balancuara të paktën politikisht.

Namik Dokle: Korbat e zinj i janë versulur KQZ-së. E rrezikshme, e paprecedentë, e prek thelbin e demokracisë.

Majko: Ne opozita do të mund të manipulojmë zgjedhjet vetëm përmes Ilirjan Muhos. Absurde!.

Rama thërret grupin kuv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›