Babai i Snowden do të niset në Rusi

Së shpejti i ati i Eduard Snowden-it do të takohet me të birin, pasi mundi të sigurojë vizën ruse. Lon Snowden –që nuk kishte folur me te - prej publikimit të detajeve mbi programet amerikane të përgjimit. Në një intervistë televizive, Lon Snowden kritikoi Presidentin dhe disa ligjvënës amerikanë.
“Si baba, unë do të dëshiroja që im bir të kthehej në atdhe nëse sistemi i drejtësisë do të zbatohet me korrektësi. Në këtë pike, kur i kthehesh shume prej deklaratave të bëra nga udhëheqësit tanë apo nga liderët e Kongresit, ato janë absolutisht të papërgjegjshëm dhe kontradiktore me sistemin tonë të drejtësisë. Çfarë kam parë është një teatër politik. U zhgënjeva nga konferenca për shtyp e presidentit. Besoj se ajo u shty nga arsyetimi se populli amerikan është i pakënaqur me çfarë ka mësuar…”, tha Snowden, transmeton TCH.
Vendimi për t’i dhënë azil për një vit, Eduard Snowden-it duket se ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusisë. Por pavarësisht kësaj, diplomatet e dy vendeve u takuan- te premten në Uashington- për të diskutuar çështje të tjera të interesit të përbashkët. Snowden, ish-nëpunësi i CIA-s dhe ish-punonjës i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, në fillim të muajit qershor vendosi të bëjë publike detaje për programet amerikane të survejimit, që u publikuan në gazetën “The Guardian” dhe “Uashington Post”. 30-vjeçari la Hawaii-n, ku ai punonte, pranë një degë të NSA-së dhe u vendos ne Hong -Kong. Me 23 qershor ai mbërriti në Moskë. Aty qëndroi më shumë se 5 javë në zonën tranzit të aeroportit Sheremetjevo ne Moske, nga ku u largua pasi sigurojë dokumentet e azilit një vjeçar. Ne Shtetet e Bashkuara, Eduard Snowden akuzohet për spiunazh/Indeksonline/.