E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet shtëpia, vritet i zoti

Një 55-vjeçar në Lezhë ka mbetur i vrarë gjatë një tentative për t’i grabitur banesën.

Mësohet se kryefamiljari ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndjerë zhurma dhe është ngritur nga shtrati për të kontrolluar nëpër shtëpi. Ai ka hasur grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend, transmeton infoGLOBI.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të së hënës në banesën e Preng Dodës në fshatin Merçi, të Lezhës.
Policia ka njoftuar se është në kërkim të autorëve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›