E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Tufes Ju i dini vrasesit


Në prag të shpalljes së pretences nga Prokuroria e Tiranës për të pandehurin e saj kryesor Lavdërim Tufa i akuzuar për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe të Mirit të Xhikes, babai i Tufes, Xhevdet Tufa hedh akuza të rënda për hetimin e dosjes 'Kartodrom 2003'.

Në dalje të seancës Xhevdet Tufa deklaron odisene 8-vjecare te familjes se tij nga njera gjykate në tjetren, si dhe hetimet që sipas tij janë bërë të qellimshme kunder të birit.

"Packa qe kane kaluar vite, deri me sot akoma vazhdojme neper gjykata orvatjet tona. Persona te tjere bashkepunojne me akuzen, mundesisht shtetare. Shteti e di shume mire kush e ka vrare, nuk duan ta germojne", thote babai i Tufes.

Ceshtja e Tufes do te mbahet mend me siguri ne jurisprudence odisene e analizave te ADN-së, te kryera nge eksperte shqiptare italiane dhe angleze. Ne seancen e radhes, prokurori i ceshtjes kerkoi eksperte te tjere te huaj, vecanerisht nga policia shkencore londineze, pasi sipas tij, ekspertet shqiptare jane te paspecializuar.

Kerkese kjo qe u hodh poshte nga gjykata. Ne seancen e meparshme gjenetistet shqiptare, duke ju referuar ADN-së se kryer ne Itali, ku thuhet se ADN-ja e Tufes ka perputhshmeri 90 perqind me kete ngjarje, thane se ne Evrope, per te akuzuar nje person perputhshmeria duhet te jete ne kufirin 99, 97 perind. Ndersa FBI per te ngritur nje akuze e ka kufirin e ADN-së  99.99 perqind.

ADN-ja eshte e vetmja prove qe ka prokuroria per te ngritur akuzen ndaj Tufes, i cili eshte edhe i vetmi i akuzuar, ndonese deshmitaret kane pohuar se kane qene tre vrases. Gjate tete vjeteve nga njera gjykate ne tjetren Lavderim Tufa ka pretenduar gjithmone pafajesine, edhe pse ka marre nje here denimin me burgim te perjeshtshëm e procesi u rikthye nga Gjykata e Larte.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Hetim gjykimit të Bares
Dy dite pasi Gjykata e Apelit prishi denimin e perjetshem per Aldo Baren dhe ktheu per rishqyrtim gjyqesor procesin ne ngarkim te tij, Ministria e Drejtesisë urdhëron inspektimin e të gjitha procedurave qe jane ndjekur per te gjykuar Aldo Baren apo Alfred Shkurtin. Masakra e Qafë-Gjashtës, lirohet një i dënuar
Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë për një nga të dënuarit e Qafë- Gjashtës, Edmond Cipa.
Aldo Bare, procesi në udhëkryq
I ekstraduar në Shqiperi si rrallë ndonjë shtetas tjetër, me zinxhirë në këmbë e duar, por edhe masa të tjera ekstreme sigurie, i akuzuari si kreu i një organizate kriminale emri i Aldo Bares, me sa duket do te vijoje të sfidojë drejtësinë.
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen
Bulqiza është një tokë e vuajtur, por edhe një tokë e vdekjes. Vit pas viti, incidentet me pasojë vdekjen në galeritë e nëndheshme vetëm sa shtohen, ndërsa me qindra burra duhet të fitojnë bukën e përditshme të familjes së tyre përmes kushteve mesjetare të punës. Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Në prani edhe të një përfaqësueseje të ambasadës amerikane ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi civil për cështjen e pronësisë mbi 275 hektarë tokë në Hamallaj, padi e depozituar nga trashëgimtarë të Toptanasve, të cilët kërkojnë njohjen e pronësisë për këtë sipërfaqe.

Lajmet kryesore

Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Prishja e shtëpive në Sauk
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›