E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Po vonohet rezultati. KQZ te flase

Spartak Ngjela i bëri thirrje KQZ-së të shpallë rezultatin për Tiranën duke e fajësuar direkt këtë institucion për vonesën të cilën e quajti të pajustifikuar. Ngjela tha se bëhet fjalë për një akt administrativ dhe ajo që duhet të bëjë KQZ është nxjerrja e shumatores së tabelave me rezultatet e te gjithë njësive në Tiranë.

“Ka qenë një garë me tension shoqëror. Ka qenë një garë me shumë prapaskena, por me fitore të kryetarit aktual të bashkisë. Çfarë pritet nga KQZ-ja? Vetëm shuma e mbledhur nga tabela e rezultateve. Këto i kanë të gjitha palët. U interesova tek kanceleria e PS. I kanë që të gjithë procesverbalet. Shumatorja është bërë. E kanë bërë edhe mediat. S’po e bën KQZ. Është gafë, është defekt, është keqdashje administrative. Megjithatë, asnjë gjë nuk mund të ndryshojë” tha Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›