Shqiperi Vazhdojne debatet per rezultatin e Tiranes

Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perseriti sot se do te beje verifikimin e te gjitha tabelave te rezultateve per Tirane perpara se te nxjerre rezultatin perfundimtar te gares per Tiranen. Kryetari aktual Edi Rama shpalli dje fitore ndaj rivalit te tij demokrat Lulzim Basha. Por serish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se sipas te dhenave te partise se tij zoti Basha ka ne te vertete me shume vota. Partia Demokratike njoftoi se ajo do te kerkoje shqyrtimin e te gjitha fleteve te konsideruara si te kontestuara gjate procesit.
Duket se fituesi per Tiranen do te mbetet peng i nje procesi te gjate qe nuk do te mbyllet vetem me shpalljen e rezultatit nga Komisioni qendror i zgjedhjeve. Ky i fundit u shpreh sot permes kryetarit Arben Ristani se do te beje verifikimin e te gjithe tabelave te komisioneve perpara se te nxjerre rezultatin
KQZ merr tabelat e rezultateve nga te gjitha Komisionet Zonale te Tiranes do ti beje nje verifikim atyre per menyren se si eshte pasqyruar rezultati dhe brenda 48 oreve nga momenti qe do te mbledhe te gjIthe tabelat do te kete nje tabele permbledhese per rezultatin e Tiranes.
Deri me tani ne komision jane dorezuar pak me shume se gjysma e dokumentacionit dhe 48 oreshi nis pasi komisioni ka ne dore edhe procesverbalin e fundit. Por shpallja e rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk eshte hallka e fundit. Sot serish Kryeministri Sali Berisha tha se nga te dhenat ne dispozicion kandidati demokrat Lulzim Basha ka marre me shume vota
Ky rezultat eshte absolutisht sipas te gjitha te dhenave qe kemi ne dhe ne disponojme te dhena te pakundershtueshme se jane disa here me shume se 10-ta e Rames vota te hedhura nga qytetaret e Tiranes per zotin Basha. Dhe me gjithe kete ajo cka une garantoj eshte se ne do pranojme cdo rezultat te paraqitur nga institucionet demokratike te ketij vendi.
Kryeministri paralajmeroi qarte se do te kerkohet vleresimi i te gjithe votave te konsideruara te kontestuara. Dhe nderkaq ne te vertete ka nisur nje debat lidhur me disa flete votimi per kryetarin e Bashkise se Tiranes qe jane gjetur ne kutite e tjera te votimit. Por socialistet nga ana e tyre permes deputetit Pandeli Majko kerkuan sot nga komisioni qendror i zgjedhjeve te mos vonoje me nxjerrjen e rezultatit
PS sot zoteron nje dokumentacion te plote te firmosur jo vetem nga socialistet por edhe nga demokratet ne respekt te ligjit. Keto dokumenta flasin qarte une ketu kam ne doren e majte te gjithe statistikat qe flasin qartazi te gjitha tabelat permbledhese te cilat shpresojme se KQZ ne respekt te ligjit do te marre nje vendim sa me te shpejte. Koha nuk pret besoj se si te majtet ashtu dhe te djathtet jemi te lodhur per disa arsye te cilat nuk jane te reja por mendoj se ka ardhur koha ti jepet fund lodrave te fjaleve.
Syte per momentin jane drejtuar ne komisionin qendror te zgjedhjeve. Gjate paradites ambasadori i delegacionit te Bashkimit Europian Etore Sekui zhvilloi nje takim me kryetarin Arben Ristani. Ambasadori Sekui vuri edhe nje here theksin te rendesia qe ka procesi zgjedhor ne te ardhmen e procesit te integrimit europian duke shprehur besimin te profesionalizimi i institucioneve shqiptare.