Babai "monster", merr 14 vjet burg
Tirane- Gjykata e Tiranes, ka denuar dje me 14 vjet burg Ramadan Isufajn, babain "moster", i cili per 11 vjet me radhe abuzoi seksualisht me te bijen e tij. I pandehuri akuzohet per vepren penale te "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me shume se nje here me te mitura". Procesi gjyqesor ne ngarkim te Isaufaj, eshte kryer me dyer te mbyllura per shkak te thenieve te vajzes, si dhe per te ruajtur identitetin e saj. Hetimet ndaj te pandehurit nisen pas nje kallezimi te depozituar ne polici, ne muajin shkurt te vitit 2008 nga vajza e te arrestuarit, e cila akuzoi babain e saj per dhunen seksuale disavjecare. Per shkak se abuzimet kishin vazhduar edhe kur vajza kaloi moshen 14-vjece, prokuroria pasi ka gjetur prova e deshmi per kete fakt, ka ngritur akuzen e dyte ndaj Ramadan Isufajt, per "kryerje e marredhenieve seksuale me dhune me shume se nje here me te mitura nga 14-18 vjece". Nga deshmite rreqethese te vajzes, akuza ka mesuar se vajza e 58-vjecarit kishte tentuar disa here te kryente vetevrasje, per shkak te veprimeve te turpshme te babait te saj. Ai dyshohet se ushtronte dhune ndaj vajzes se tij, per te abuzuar me te, e me pas per ta detyruar te mos tregonte episodet e turpshme dhe veprimet e tij. Per shkak te kesaj gjendjeje, sipas hetimeve, vajza ka tentuar te kryente vetevrasje e shtyre nga turpi per gjithcka po ndodhte. Abuzimet e babit "moster", jane mesuar me perpara edhe nga nene e vajzes, e cila nuk mundi dot asnjehere qe te mbronte te bijen, per shkak te dhunes qe ushtronte 58-vjecari. Gjate procesit gjyqesor akuza ka paraqitur nje numer te madh provash, te cilat vertetojne qe 58-vjecari ka abuzuar seksualisht me te bijen e tij, qe nga mosha 12-vjecare. Nga ana tjeter, ne provat e paraqitura nga akuza ne gjykate, ka qene edhe vete deklarata e te pandehurit gjate hetimeve paraprake, ne te cilen pranonte faktin se ai kishte kryer marredhenie me te bijen dhe me pas kishte ushtruar dhune ndaj saj, qe te mos tregonte asgje ne lidhje me ate qe kishte ndodhur ne familjen e tyre. Deshmia e vete vajzes para gjykates, aktualisht 22-vjec, ishte nje nga provat me te fuqishme te akuzes. Familja Isufaj ishte shperngulur dy vjet me pare nga Kukesi, duke u vendosur ne zonen e Kamzes, ne kryeqytet.
R.Caushaj
R.Caushaj