Vetevritet me pistolete 23-vjecari, dyshohen motivet sentimentale
Elbasan - Nje 23-vjecar eshte vetevrare dje ne qytetin e Elbasanit. Kastriot Meci, 23-vjec me banim ne Komunah te komunes Mollas ne Elbasan, u vetevra dje ne mesdite me pistolete ne banesen e tij. Veprimi ekstrem duket se ka qene i paramenduar. Me pare i riu ka siguruar nje pistolete dhe ne mesdite, pasi i eshte fshehur syrit te familjareve, eshte kycur i vetem ne nje nga dhomat e shtepise. Ne kete cast ai ka ndermarre vendimin fatal. Ka terhequr kembezen dhe nje plumb i vetem vdekjeprures e ka marre ne koke. Krismat kane terhequr vemendjen e familjareve dhe fqinjeve perreth. Ata kane vrapuar duke shqyer deren dhe kane gjetur te vrare, e me pistolete ne dore Kastriotin. Per te riun nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi, pasi vdekja ka qene e menjehershme. Me pas te afermit kane lajmeruar policine. Ekspertet dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendngjarje dhe kane kryer veprimet proceduriale. Ne vendin e ngjarjes u sekuestruar arma e krimit, (pistolete) si dhe nje gezhoje. Oficere te policise gjyqesore kane marre ne pyetje familjaret, per te mesuar arsyet e vetevrasjes se te riut. Sipas te dhenave te para rezulton se ditet e fundit, Kastriot Meci po kalonte caste te renda depresioni. Policia e Elbasanit ka ngritur disa pista hetimi ne lidhje me kete ngjarje. Zyrtarisht policia e ka cilesuar vetevrasjen e te riut per te motiveve te dobeta, nderkohe qe nje nder pistat e hetimit eshte edhe ajo e lidhjeve te mundshme sentimentale dhe zhgenjimet e te riut. Grupi hetimor po punon per te zbardhur motivet e verteta te vetevrasjes. Prokuroria ka ngritur akuzen e shkaktimit te vetevrasjes.
Fatos Salliu
Fatos Salliu