Rusi, Depardieu takon Putin

Presidenti rus dhe aktori francez takohen në Moskë
Aktori francez Zherard Depardjë është takuar me presidentin rus Vladimri Putin I cili I ka dorëzuar atij nënshtetësinë ruse pasi aktori ka dorëzuar pasaportën franceze për të evituar taksat e larta. Depardjë dhe Putin janë takuar miqësisht dhe më pas kanë biseduar me ndihmën e përkthyesve në resortën në Detin e Zi ku presidenti rus po kalon pushimet e vitit të ri dhe të krishtlindjeve ortodokse.
Vetëm disa ditë më parë zëdhënësi I kremlinit kishte deklaruar se aktorit francez I ishte dhënë nënshtetësia ruse pasi ai kishte raguar ashpër kundër planit të qeverisë së Hollond për vendosjen e taksës për milionerët. Depardjë është një figurë e njohur ën Rusi ku ai ka bërë dhe disa reklama. Presidenti Putin kishte deklaruar më parë se ishte i apasionuar pas filmave të Depardjës dhe se i vlerësonte shumë marrëdhëniet me Francën. Ndërsa për aktorin dhe pse ai nuk takohet shpesh me të ka shprehur një konsideratë të veçantë. Edhe pse gjykata kushtetuese franceze ka hedhur poshtë planin e Hollond për atë që është quajtur taksa e milionerëve aktori i ka shkuar deri në fund vendimit të tij.
...